‘Arena’ nga Dritan Hila – “Kush janë dhe pse po ndeshen myslimanët shqiptarë?”(11 prill 2018)



Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Konflikti mes Rexhep Taip Erdogan dhe Fetullah Gylen i cili po eksportohet në trojet shqiptare, kush janë muslimanët shqiptarë dhe rreziku i muxhahedinëve në vendin tonë ka qenë temë e emisionit “Arena nga Dritan Hila”.
I ftuar në studio ish-atasheu shqiptar në Ankara, Hajro Limaj ka deklaruar se Shqipëria duhet të distancohet sa më shumë nga Turqia.

Ish-shefi i Shërbimit të Inteligjencës Ushtarake Ylli Zyla ka thënë se Shqipëria nuk duhet bërë palë as me Erdoganin dhe as me FETO-n .

Në emision është folur edhe për muxhahedinët iranianë të cilët ndodhen në vendin tonë. Olsi Jazexhi ka deklaruar se ata janë një grup diktatorial që përbën rrezik në Shqipëri.
Për më shumë lexoni në
http://www.oranews.tv/emisionet/arena/kush-jane-dhe-pse-po-ndeshen-muslimanet-shqiptare11-prill-2018

source