Pa motren duke u puthur me Saimirin, Albana largohet nga “Love Story”
Pa motrën duke u puthur me Saimirin, Albana largohet nga “Love Story”
Ka nisur tashmë java e pestë e spektaklit “Love Story” në TV Klan, teksa konkurrenca po rritet nga puntata në puntatë dhe emocionet po shtohen.
Kësaj here Saimiri ka zgjedhur sërish për një takim të gjatë një nga motrat binjake, Silvanën.
Ata janë takuar në vilën e 33-vjeçarit, ku ndryshe nga takimet e para, kësaj here nuk kanë munguar puthjet në buzë, prekjet dhe takimet nëpër cepat e shtëpisë, për t’ju shmangur kamerave të produksionit.
Silvana dhe Saimiri kanë folur pak për udhëtimet, një element që u pëlqen të dyve, por shumicën e kohës dyshja e ka kaluar mes përqafimeve, çokollatave, verës dhe puthjeve.
Nga ana tjetër, ashtu siç kishte premtuar, Albana është tërhequr nga spektakli, duke qenë se tashmë 33-vjeçari e bëri zgjedhjen mes të dyjave.
“Siç e kemi shprehur që në fillim, une do jem koherente. Ne e kemi thënë që në momentin që do shohim një afrimitet, tjetra do tërhiqet. Unë e kam parë këtë tek motra. Unë shpresoj ta lë në duar të sigurta dhe të përfundojnë bashkë”, është shprehur Albana./tvklan.al
#LoveStory formati më i ri reality dating show në Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Source
324540
Comments are closed.